Jeta ne Vlore e bosit te mafies italiane. Neser inauguronte kazinone
VLOR- Nje ushtar i kthyer ne nje kapo te mafies u shnderrua me pas ne nje nga biznesmenet me me ze ne qytetin e Vlores. Kjo eshte historia e Albino Prudentinos italianit te arrestuar dje nga policia ne Vlore. Dhe nese nuk do ishte arrestuar dje ne Vlore askush nuk do te kishte dijeni qe i kujdesshmi keshtu e therrisnin vlonjatet ishte nje nga personat me te kerkuar te drejtesise italiane. Perkunder akuzave te ngritura nga shteti fqinj Albino njihet ne Vlore si nje nga biznesmenet me me ze te qytetit dhe nje babaxhan ku kushdo deshironte te shijonte akulloret e tij. Pas vitesh te tera pune te lodhshme si mafioz Prudentino ka vendosur qe te beje nje jete normale larg zhurmes se vendlindjes se tij.
Aktiviteti
Askush nuk ka besuar ne Vlore qe ai babaxhani qe kujdesej qe nga kupa e akullores e deri tek restoranti te ishte nje prej njerezve me te kerkuar nga policia italiane. Albino dukej aq per se mbari sa kushdo krenohej te qendronte nen shoqerine e tij. Ne nje kohe shume te shkurter njeriu i ardhur nga pertej detit fale miresjelljes dhe parave arriti te shnderrohet nder njerezit me te pushtetshem te qytetit te Vlores. Lokalet e tij ishin te frekuentuar nga kushdo dhe per kete duket se Albino kujdesej per cdo detaj. Te pakten kete te thone njerezit qe kane frekuentuar lokalet e tij dhe kane pare me syte e tyre qe i akuzuari per krijimin e organizates mafioze te kete sherbyer si nje kamerier i thjeshte ne lokalin e tij. Ndaj dhe vlonjatet jane pataksur kur dje kane mesuar se ai babaxhani qe sherbente akullore nuk ishte gje tjeter vecse nje njeri mbi te cilen rendojne nje mal me akuza cka e kane shnderruar ate ne nje nga njerezit me te rrezikshem ne Itali. Por ne Vlore Albino njihet krejt ndryshe. I sjellshem dhe nen shoqerine e njerezve te respektuar te qytetit.
Per here te pare ne Vlore per italianin 60-vjecar eshte degjuar nente muaj me pare. Ne prill te ketij viti Albino organizon nje feste ku fton eliten e qytetit per te hapur dyert e akullores se tij. Asokohe pervec njerezve te njohur te qytetit te pranishem ne ceremoni kane qene dhe nje grup italianesh te prezantuar keta si biznesmene. Kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe Albino eshte pare nen shoqerine e bashkekombesve te tij ne Vlore. Lokalin e pagezon me emrin Gelateria Italia e shume shpejt do te shnderrohet ne nje nga vendet me te frekuentuara te qytetit.
Pak muaj me vone hap edhe nje piceri ku personat qe e kane frekuentuar te thone se i afroheshin shume shijes se picave te verteta italiane. Per sherbimin e ofruar ashtu dhe per cilesine e tyre shume shpejt dy nga lokalet e Albinos do te shnderroheshin ne qytet nder me te frekuentuarit packa se pas emrit te mire qendronin nje sere akuzash per pjesemarrjen ne krimin e organizuar. Por deri me dje askush nuk ka ditur se per ke behej fjale. Madje Albino duket se i ka pasur te gjitha dyert e hapura ne Vlore. Fale kesaj mbeshtetje ai kishte siguruar edhe lejen per te hapur kazinone me te bukur dhe me luksoze te qytetit.
Inaugurimi i kazinose do te behej keto dite po me nje tjeter ceremoni festive. I gjithe ky aktivitet dhe kjo mbeshtetje qe kreu i organizates mafioze kishte siguruar ne Vlore ka bere qe askush mos te dyshoje per veprimtarine e tij te krimit te organizuar. Dhe ne fakt burime zyrtare te Policise se Vlores thone se deri me tani Albino Prudentino nuk akuzohet per asnje aktivitet kriminal. Te gjithe ketu ne Vlore edhe strukturat e Policise e njohin per njeri te ndershem dhe burre te qete. Ndaj dhe fqinja e katit te trete ku Albino jetonte prej nente muajsh cuditet qe ngjitur me te ka jetuar per muaj te tere nje nga njerezit me te rrezikshem ne Itali.
Operacioni dhe arrestimi
Askush ne Vlore nuk e ka ditur qe prej muajsh te tere qyteti ishte shnderruar ne oazin e njerit nga kreret e mafias italiane. Madje edhe dje forcat operacionale shqiptare qe kane marre pjese nuk kane qene ne dijeni te aksionit qe eshte drejtuar nga homologet e tyre italiane. Per te menjanuar cdo lloj rrjedhje informacioni drejtuesit e operacionit jane treguar teper te rezervuar. Ajo qe u eshte thene forcave te policise shqiptare eshte vetem vendndodhja e objektivit qe ishte pikerisht kati i trete i pallatit ku jetonte prej nente muajsh Albino Prudentino. Operacioni eshte kryer ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme nderkohe qe nen masa te rrepta sigurie i akuzuari si drejtuesi i nje prej organizatave kriminale ne Itali eshte nisur per ne Tirane.
Operacioni
Ne oret e para te mengjesit nje grup i forcave operacionale nen drejtimin e homologeve te tyre italiane kane prangosur ne shtepine e tij Albino Prudentinon. Burime zyrtare te Policise se Vlores bejne te ditur se operacioni eshte drejtuar dhe policia italiane per llogari te se ciles eshte bere dhe arrestimi i Prudentinos. Po sipas te njejtave burime behet e ditur se prej disa kohesh Albino Prudentino ka qene nen mbikeqyrjen dhe pergjimin e strukturave te policise italiane.
E ndersa ne Itali Albino Prudentino eshte nje nder personat e kerkuar ne Shqiperi dosja e tij eshte e bardhe. Burime zyrtare te Policise se Vlores thone se deri me tani ai nuk eshte i akuzuar apo i dyshuar per ndonje aktivitet kriminal. Policia ende nuk ka arritur te mesoje se si ka hyre dhe dale deri me tani ne Shqiperi nje nga drejtuesit kryesor te organizates kriminale Sacra Corona unita. Ajo qe besohet eshte se Albino Prudentino te mos kete perdorur emrin e tij por dokumente false cka i kane mundesuar atij levizje te lire jo vetem ne territorin shqiptar por edhe ate italian.
Per sa i perket aktivitetit te tij ne Shqiperi Drejtues te policise se Vlores thone se kjo do te jete pjese e hetimit te metejshem ku ne rast se do te vertetohet se ky aktivitet eshte ngritur nga krimi i organizuar do te kerkohet sekuestrimi. Burimet zyrtare te policise shprehen te rezervuara ne lidhje me arrestimin e djeshem qofte dhe per faktit se gjithcka eshte kryer dhe drejtuar nga forcat e specializuara te policise italiane. Ndersa ne mesditen e djeshme nepermjet nje njoftimi per shtyp Policia e Shtetit informon se Albino Prudentino eshte arrestuar ne pronat e tij tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.
Sipas ketij njoftimi arrestimi i 59 vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unitta. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian.
Ky shtetas gjate viteve 2005 deri me 2009 ne Mesagne Ostuni dhe ne rrethinat e Brindisit ka marre pjese ne nje organizate kriminale e tipit mafioz me qellim trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese.- thuhet ne deklaraten per shtyp te policise se shtetit. Arrestimi erdhi fale bashkepunimit midis Prokurorise se Pergjithshme Policise se Shtetit dhe Sherbimit Informativ Shteteror si dhe ne koordinim me Prokurorine e Antimafias ne Lece.
Policia beri te ditur se gjate viteve 2005 deri me 2009 ne Mesagne Ostuni dhe ne rrethinat e Brindisit Prudentino ka marre pjese ne nje organizate kriminale e tipit mafioz me qellim trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese. Gjykata e Leces kishte leshuar urdher arrest per 11 persona. Operacioni i antimafias nisi sot ne mengjes njekohesisht ne tre shtete Itali Shqiperi dhe Tajlande. Arrestimi i 9 prej tyre eshte bere ne menyre te njekohshem ne tre shtete. Ne Itali jane arrestuar 7 persona ne Shqiperi shtetasi italian Prudentino ndersa nje shtetas tjeter eshte arrestuar ne Tailande.
Fqinjet Nuk dyshonim tek italiani
Albino Prudentino ka ardhur ne Vlore ketu e nente muaj te shkuara dhe menjehere i eshte futur punes per te ndertuar oazin e tij te lumtur. Deri me dje ia ka dale per mrekulli deri sa perkunder asaj qe eshte askush nuk e ka besuar se per muaj te tere kane pasur para syve njeriun me te kerkuar nga drejtesia italiane. Asnje levizje e Albinos nuk ka rene ne sy per keq qofte tek fqinjet e tij po ashtu dhe tek njerezit qe frekuentonin lokalet e tij.
Pothuajse gjate gjithe dites Albino ka sherbyer vete ne lokal ndersa naten e kalonte ne shtepine e tij te marre me qira ne katin e trete te pallatit ku edhe ka ngritur aktivitetin e tij. Ne fakt asnje aktivitet i te kujdesshmit nuk eshte ne emrin e tij. Per tiu shmangur procedurave qe linin gjurme Albino ka shfrytezuar nje kontrate qiraje nepermjet te ciles ka vijuar i pa trazuar veprimtarine e tij. Albino kujdesej vete per mbarevatjen e puneve ndersa kishte te punesuar rreth 10 persona si kameriere. Por asnjeri prej tyre duket se nuk ka ditur se pergjate ketyre muajve kane punuar per nje nga drejtuesit e mafias italiane. Ose se paku kete thone per Shekullin disa prej punonjesve. Ne ishim te punesuar dhe dinim qe pronari punonte bashke me ne dhe asgje me shume nuk dime se kush ishte-te thote nje nga kamerieret e lokalit.
Ndersa fqinja e katit te trete thote se e njihte Albinon si biznesmen dhe njeri te thjeshte dhe se asgje nga aktivitetit i tij nuk ka lene per te dyshuar tek ajo. E ka pare italianin gjithmone nen shoqerine e njerezve te njohur per mire ne qytet ndersa ikte dhe vinte shpesh nga Italia. Megjithese Albino Prudentino kishte vendosur te jetonte ne Vlore pergjate ketyre muajve ai ka udhetuar shpesh ne Itali. Ka udhetuar gjithmone me traget e ne krye te pak diteve kthehej gjithmone ne Vlore. Kontrata e qirase se dy lokaleve qe Albino kishte nenshkruar eshte pesevjecare ndersa kazinoja e katit te dyte ende nuk eshte e regjistruar ne organet tatimore te qytetit bregdetar.