E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi socialist i jep 24 ore afat PD-se per paketen e tyre

Deputetet e PS-se vendosen dje qe te zyrtarizojne dergimin e paketes se propozimeve ne Parlament se bashku me firmat e tyre


TIRANE- Grupit parlamentar Socialist vendosi dje kushtezimin e votimit per Gjykaten Administrative me hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ky vendim nuk eshte i formes se prere por i japin mazhorances 24 ore kohe per te reflektuar mbi kerkesat e socialisteve dhe me pas te votojne mbi ligjin e Gjykates Administrative.


Vendimi eshte marre diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar Socialist te cilet perreth 60 minuta diskutuan mbi seancen e sotme parlamentare. Ne fillim te diskutimeve ka qene kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci i cili ka rrefyer takimin sekret te zhvilluar me homologun e tij Demokrat Astrit Patozi.


Burime nga mbledhja e grupit te PS-se bene te ditur se kreu i grupit Socialist sqaroi detajet e takimit me nenkryetarin e PD-se. Te njejtat burime sqarojne se Ruci eshte shprehur se ka propozuar qe te miratohet nje pakete ligjesh ku perfshihet hetimi i zgjedhjeve dhe Gjykata Administrative por kryetari i grupit te PD-se ka dhene nje pergjigje negative mbi kete ceshtje.


Me pas gjate diskutimeve jane hedhur opsioneve te ndryshme per sa u perket menyres se si do te perballen ne seancen e te enjtes per votimin e ligjit te Gjykates Administrative.Nje opsion per zgjidhjen e situates ka ardhur nga deputeti i PS-se Ben Blushi i cili mesohet te kete shprehur nevojen per dhenien e kohes mazhorances per te reflektuar mbi propozimin e tyre.


Megjithese fillimisht ai shprehu mendimin se duhet te votohet ligji i Gjykates Administrative mesohet se zyrtari socialist eshte shprehur se meqenese ka nje qendrim te Partise Socialiste te bere te ditur nga Gramoz Ruci duhet ti jepet edhe 24 ore kohe Partise Demokratike qe te mendoje mbi paketen e propozimit te tyre.


Ne lidhje me kete ceshtje dhenien e kohes dhe mosmarrjen e nje qendrimi perfundimtar ka rene dakord dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili mesohet te jete shprehur pro lenies se afatit per mazhorancen. Deputete te grupit parlamentar Socialist si Fatmir Xhafaj Taulant Balla Damian Gjiknuri apo Arben Ahmetaj jane shprehur pro qendrimit se nuk duhet te votohet asnje ligj pa u hapur kutite.


Krahas kesaj eshte mbeshtetur dhe ideja e bere publike nga Gramoz Ruci qe hetimi dhe ligji per Gjykaten Administrative te jene ne nje pakete. Se fundmi anetaret socialiste te Komisionit te Ligjeve kane shprehur qendrimin e tyre mbi ligjin qe eshte kerkuar te miratohet nga SHBA.


Mbi kete ligj juristet e PS-se jane shprehur se gjykatat nuk funksionojne nuk funksionon Gjykata e Shkalles se Pare Apeli Gjykata e Larte Kushtetuesja. Te gjitha akuzohen per korrupsion. Edhe kjo gjykate e re nuk do te beje asgje me shume pervecse do ti jape mundesi qeverise te emeroje disa gjyqtare dhe te kontrolloje edhe kete proces - mesohet te jene shprehur deputetet e PS-se te cilet jane pjese e Komisionit te Ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›