Vjedhjet për skrap s’kursejnë as shtyllat e tensionit të lartë
Tre persona u arrestuan nga policia e Elbasanit së fundit për shembjen e një shtylle.
Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar shtetasit Indrit Shehu, 26-vjeç, banues ne Katund i Ri, Klajdi Sulanjaku, 24-vjeç, banues në fshatin Kuqan-Elbasan si dhe Elton Poka, 27-vjeç, banues ne fshatin Xinrake-Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Kodrabujares, Komuna Tregan Elbasan këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë prerë me sende të forta si dhe me oksigjen, një shtylle të tensionit të lartë me qëllim shitjen për skrap të materialeve (tela) që kishte shtylla e tensionit. Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale “Vjedhje e kryer ne bashkëpunim”. /S.Ll/Start/
2011-09-17 15:18