Franca fillon tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani

Ministri francez i mbrojtjes, Zherard Lonzhe, tha se vendi i tij do të fillojë sot tëheqjen e trupave nga Afganistani.
Lonzhe, tha se 200 trupat e para franceze që do ta lënë Afganistanin ndodhen në Kabul, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që rreth 1000 ushtarë francez të kthehen në vendin e tyre.
Vendin e trupave franceze, thuhet se do ta zënë trupat afgane, ndërsa procesi i tërheqjes vazhdon.
Franca planifikon që deri në fund të vitit 2014, t`i largojë të gjithë ushtarët nga Afganistani.