Franca, kërkon borxhin ndaj Rusisë
Një grup sipërmarrësish franceze, zotërues të obligacioneve cariste, kanë vendosur të hedhin në gjyq Moskën për rekuperimin e detyrimeve ruse të periudhës përpara revolucionit Bolshevik.
Borxhi 1 shekullor, llogaritet sot, sipas Bloomberg, të ketë kapur shifrën deri në 100 milione euro.
Reagimi i sipërmarrësve francezë vjen pas njoftimit të Ministrisë franceze të Buxhetit se ndërtesa Meteo Francë, pranë kullës Eiffel, i ishte shitur Rusisë për një shumë që nuk është bërë publike.
Shtetit rus, thanë përfaqësues të grupit të sipërmarrësve, i detyrohet shuma të mëdha parash popullit të Francës, e për t'i kërkuar ato mbrapsht nuk është vonë asnjëherë. Ndërtesën e porsablerë në Paris, Kremlini ka ndërmend ta shndërrojë në kishë ortodokse.