E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, militantët sulmojnë ambasadën italiane në Teheran

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franco Fratini tha se dhjetra besimtarë të organizatës islamike Basij Iranianë u përpoqën të sulmonin të martën ambasadën italiane në Teheran.
Fratini tha gjithashtu se incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në ambasadat gjermane dhe franceze të cilat janë të vendosura në kryeqytetin iranian.
Agjencia e lajmeve të Iranit Fars tha se disa studentë protestuan jashtë dyerve të ambasadës franceze dhe italiane, po raportohet se nuk është përdorur dhunë apo përpjekje të studentëve për të sulmuar këto ambasada.
Më vonë Minisitri i Jashtëm italian Fratini bëri të ditur se sulmuesit ishin Basij. Ne nuk i njohëm ata por nga mënyra e demostrimit dhe sloganet dukeshin si pjetsëtarë të organizatës Basij.
"Personat që sulmuan gjuajtën me gurë drejt ambasadës, por nuk shkaktuan dëme serioze, pasi ndërhyri policia iraniane. Fatkeqësisht pati një tentativë agresioni drejt ambasadës italiane dhe ndaj ambasadave të tjera në Iran, dhe nuk është i pranueshëm si gjest. Gjithashtu ambasadori ynë nuk do të marrë pjesë në përkutimin e 11 shkurtit,si dita e Revolucionit Islamik në vitin 1979", shtoi Fratini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›