E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti viziton Shqipërinë në maj, diskutime për TAP

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) që do të transportojë nga Azerbajxhani drejt Europës gazin azer, do të sjellë në muajin maj në

Shqipëri kryeministrin italian Mario Monti. Lajmi është bërë i ditur nga "Ansa", ku sipas raportimeve Monti do të takohet me kryeministrin Berisha, ku padyshim projekti i gazsjellësit "TAP" do jetë një nga temat kryesore të takimit.
 

Gazjellësi TAP, i cili parashikon kalimin e gazit nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Shqipëria dhe më pas në rrugë detare drejt Italisë. Gjatësia e tij nënujore nga Shqipëria në Itali është 115 km. Shuma e investimit për këtë projekt parashikohet të kalojë vlerën e 1 miliard eurove.
 

Qeveria shqiptare është shprehur në mbështetje të gazsjellësit TAP dhe ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që ky projekt të realizohet. Rrëzimi i projektit që kalonte nga Greqia, vendim i marrë për shkak të problemeve të krizës në këtë vend, favorizon më tepër Shqipërinë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›