Serbia dhe Turqia përpijnë gjysmën e fondeve të BE-së, Shqipëria më e diskriminuara

Parlamenti i Britanisë

Malcolm Bruce

Harta
Më shumë se gjysma e buxhetit të ndohmës së Evropës po shkon relativisht për vendet e pasura si Turqia dhe Serbia. Ky është shqetësimi i ngritur nga parlamentarët e Britanisë së Madhe, vend i cili ka dhënë 1.23 miliard paund si ndihmë për projektin BE në 2010-n.
Sipas një raporti, tregohet se vetëm 46% e kontributit të Britanisë së Madhe për zhvillimin e vendeve ka shkuar për vendet me të ardhura të pakta. Pjesa tjetër thuhet se ka shkuar për vende me të ardhura të mesme. Turqia është në pesë vendet që ka marrë më shumë ndihma për 2010 me 182 milion paund po ashtu edhe Serbia e cila ka përfituar 178 milion paund, thuhet në raport. Gjithashtu deputetët britanikë kanë kritikuar edhe koston administrative, e cila për vitin 2009 sipa KE-së është 5.4% e fondit në total.
Ndërsa për këtë vit BE ka dhënë një fond prej 860.2 milion euro (703 milion paund) dhe 202 milion euro për Serbinë.
Taksapaguesit britanikë duan që ndihma e tyre të shkojë në vende kur mund të bëhet më shumë diferencë, tek vendet ku miliona njerëz marrin më pak se një paund në ditë, është shprehur deputeti liberal demokrat Malcolm Bruce. Duke ua dhënë vendeve relativisht të pasura si Turqia, koncepti i ndihmës zhvlerësohet.
Por komisioneri Andris Piebalgs ka thënë se kjo nuk është e vërtet duke shtuar se ndihmat nuk po shkojnë tek njerëzit e gabuar. Nga ana tjetër Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar, Andreu Mitchell, shprehet se BE po reformon mënyrën e shpenzimit të ndihmave, duke e bërë procesin më transparent dhe të fokusuar tek njerëzit e varfër.
Ndërsa, Shqipëria çdo vit ka marrë një pjesë shumë të vogël të këtyre fondeve duke u renditur si vendi që përfiton më pak. Për vitin 2007 i kanë takuar vetëm 61 milion euro, në 2008 rreth 73 milion,81 në 2009, 94 në 2010 dhe për 2011 po 94 milion euro. /F.Stafa/
Fondet e Komisionit Evropian sipas vendeve (në milion euro)
2007 |
2008 |
2009 |
2010 |
2011 |
2012 |
2013 |
|
Shqipëria |
61 |
73 |
81 |
94 |
94 |
94 |
98 |
Serbia |
189 |
190 |
194 |
197 |
201 |
202 |
214 |
Bosnje Hercegovina |
62 |
74 |
89 |
105 |
107 |
107 |
111 |
Kosova |
68 |
184 |
106 |
67 |
68 |
68 |
73 |
Turqia |
497 |
538 |
566 |
653 |
779 |
860 |
935 |
Maqedonia |
58 |
70 |
81 |
91 |
98 |
101 |
117 |
Mali i Zi |
31 |
32 |
34 |
33 |
34 |
35 |
35 |
*burimi KE