E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi “Flame”, “Made in USA dhe Izrael”.

Nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara apo Izraeli, ende nuk ka pasur reagime ndaj raportit në të përditshmen Washington Post, që thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli së bashku e kanë zhvilluar virusin kompjuterik “Flame”, që synonte shkatërrimin e programit bërthamor ë Iranit.

Duke i cituar zyrtarët perëndimorë, raporti thotë se zhvillimi i virusit, që ishte zbuluar aktualisht në kompjuterët e ministrisë së Naftës në Iran, kishte filluar para pesë viteve.

Sipas gazetës, Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara dhe CIA, kishin punuar me ushtrinë Izraelite në këtë projekt.

Ky virus, i përshkruar si arma më e sofistikuar në Internet që ndonjëherë është krijuar, kishte depërtuar në kompjuterët e shënjestruar, duke u paraqitur si përditësim i Microsoft-it.

Raporti thotë se lufta kibernetike kundër programit bërthamor iranian përfshinë edhe përdorimin e virusit “Stuxnet”, që mund të shkaktoj probleme në operacionet e pasurimit të uraniumit në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›