Mijera greke me dhurata bamiresie
Papunësia në Greqi në rekordin e 22,6% të popullsisë dhe varfëria në 20% i ka detyruar mijëra grekë të paralizuar nga shkurtimet sociale të vihen në radhë për të përfituar ndonjë dhuratë nga bamirësit.
Presidenti i organizatës së bujqëve në Kretë, Antonis Zachariadakis ka dhuruar për të varfërit 27 tonë fruta-perime.
“Fermerët kanë vendosur të shpërndajnë falas për personat që nuk kanë mundësi t’i blejnë dhe këta persona më parë kanë qenë klientët tanë. Gjatë kësaj periudhe që nuk kanë mundësi të blejnë ne kemi vendosur tu dhurojmë produktet tona duke menduar se kjo është një mënyrë e mirë për të nisur ndihmën reciproke”-deklaron Presidenti i Organizatës së Bujqëve në Kretë
Në radhë për të marrë këto ndihma janë rreshtuar grekë të varfër, pleq, fëmijë dhe emigrantë. Të gjithë janë të kënaqur për ndihmën edhe pse ndonjëri mendon se është shumë pak.
“Duhet ta bëjnë më shpesh pasi vetëm ndonjëherë nuk është e mjaftueshme pasi jemi vazhdimisht duke u rrënuar”-shpreht pensionisti Andrea.
“Jemi vazhdimisht duke paguar taksat. Na kanë shkurtuar pesnisonet. Situata është dramatike dhe me kalimin e kohës gjërat po përkeqësohen”- thotë pensionistja Peggy Moschona
Nndërsa 56 vjecarja Eleni tregon se ka humbur punën e saj në administratë në një studjo ligjore që në vitin 2010. ajo me fëmijët e saj të rritur janë të papunë. Në radhë për të marrë pakon e ndihmës ajo thotë se nuk e ka bërë kurrë më parë një gjë të tillë.
“Nuk e kam përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë. Kjo është hera e parë dhe nëse do të jetë e nevojshme do të kthehem sërish për çdo llojë ndihme”.
Eleni është një nga shembujt e shumtë në vend që u është drejtuar për herë të parë këtyre ndihmave për të përballuar varfërinë.
Në vitin e pestë të recesionit situata në Greqi po përkeqësohet dita ditës, e shkaktuar kjo edhe nga masat shtrënguese që kanë përfshirë taksa të shumta dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve por edhe çdo lloj ndihme sociale. Si pasojë konsumi është fundosur, duke i detyruar dhjetra mijëra kompani të mbyllin aktivitetet e tyre duke shtuar kështu numrin e të papunëve. Ndërkohë që partitë politike kërkojnë të rishikojnë reformat ekonomike me BE dhe FMN, me qëllim zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve të qytetarëve.