Biznesi francez kunder taksave te larta te Hollande

Biznesi francez ka sulmuar ashpër planet e qeverisë së re socialiste për të rritur taksat dhe për të vendosur kufizime të tjerë për të punësuarit, duke paralajmëruar se këto masa rrezikojnë të izolojnë vendin dhe të frenojnë investimet në një kohë kur ekonomia është në “situatë mbijetese”.
Shpërthimi i zemërimit ka ardhë pasi ekipi i presidentit Francois Hollande iu kundërvu një deklarate të David Cameron, kryeministrit britanik, se ai do të “shtrojë tapetin e kuq” për të mirëpritur bizneset franceze që arratisen nga regjimi i ri.
Claude Bartolone, një parlamentar i vjetër socialist, shprehet se “Shpreson që ky të jetë thjesht një koment pas darke dhe se ai nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm, pasi foli në një mënyrë që nuk duhej ta kishte bërë.”
Urgjenca e planeve për të imponuar një taksë shtesë mbi ardhurat e kompanive, shtoi shqetësimet midis krerëve të biznesit, tashmë të zemëruar nga propozimet për të rritur kufirin e normës tatimore në 75% të të ardhurave mbi 1 milion € dhe për të ashpërsuar legjislacionin, duke frenuar mundësitë e kompanive për të pushuar punonjësit dhe për të mbyllur aktivitetet.