E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kerkon te nderhyje ne Siri

Qeveria franceze dëshiron të ndërhyjë në Siri. Edhe pse nuk do të ketë një votim në parlamentin e vendit për këtë cështje, por vetëm një debat gjatë javës, kryeministri Orolt, është përpjekur të bindë opozitën për domosdoshmërinë e kësaj lëvizjeje. . Por mesazhi duhet të jetë bindës, pasi diktatori Asad nuk duhet të ketë më mundësi të përdorë armë kimike kundër popullit të tij-tha kryeministri francez.
Shërbimet e inteligjencës franceze përforcuan me një raport të tyre akuzat kundër regjimit në Damask për përdorimin e dyshuar të gazit helmues. Në raport thuhet se vetëm ushtria siriane, e jo rebelët kanë qenë në gjendje të pëdorin armë kimike. "Sulmi i datës 21 gusht mund të ketë qenë i organizuar dhe kryer vetëm nga regjimi."
Përveç kësaj, ekzistojnë pamje satelitore të cilat tregojnë se sulmet janë udhëhequr nga zonat që janë të kontrolluara nga qeveria. Nga këto rajone është qëlluar në drejtim të rebelëve. Ushtria e Assadit kishte bombarduar pastaj pikërisht këtë rajon për të shkatërruar provat e përdorimit të armëve kimike.
Qëndrimi armiqësor i Francës do të ketë pasoja, sidomos për interesat franceze: Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka shfrytëzuar gazetën e Parisit "Le Figaro" për kërcënimet e tij. Lindja e Mesme është një "fuqi baroti" të cilës po i afrohet zjarri. "Të gjithë do të humbasin kontrollin e situatës sapo të shpërthejë kjo fuçi baroti", kërcënoi Assad Perëndimin. Kaosi dhe ekstremizmi do të përhapen, ekziston rreziku i një lufte rajonale. "Kushdo që kontribuon në forcimin ushtarak dhe financiar të terroristëve bëhet armik i popullit sirian", paralajmëroi presidenti në një intervistë dhënë gazetës franceze "Le Figaro".
Qeveria parisiene ka frikë se dhuna mund të përhapet nga Siria në Liban. Atje jetojnë rreth 20.000 francezë dhe shumë kompani franceze janë duke bërë biznes në Liban.
Franca është vendi i vetëm që vazhdon të sigurojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje në rast të një sulmi ushtarak kundër Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›