Vrasja e Dritan Lamaj prokuroria con ne gjyq Jak Jakun e Ndue Jakun

Prokuroria e Tiranës, mbyll hetimet dhe dorëzon në gjyq me cilësinë e të pandehurve Jak Jakun dhe Ndue Jakun. Mbi dy vëllezërit që njihen edhe si nipat e Arben Frrokut, I akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, rëndojnë akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe akuzën e prodhimit, shitjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.
Sipas prokurorisë, menjëherë pas vrasjes së ish-shefit të Komisariatit nr.6 në Tiranë, është ushtruar kontroll në banesën e Jak Jakut, që ndodhet në Domje, ku janë gjetur me cilësin e provës material 6 armë të ndryshme, qindra fishekë dhe një sasi lëndë narkotike.
Nga kontrolli, thonë prokurorët, në banesën e vëllezërve Jaku është gjetur një snajper, 2 automatike, 1 pistoletë, dy armë gjahu dhe qindra fishekë e municione të ndryshme. Nga ekzaminimi i kryer, rezultoi se keto arme nuk jane perdorur ne vrasjen e kryekomisarit Lamaj, ndwrkohe, përveç armëve, policia në atë kohë në banesën e vëllezërve Jaku sekustroi edhe 529 gram heroinë, 396 gram kokainë si dhe 35 gram hashash.
Me gjetjen e sendeve të paligjshme, policia arrestoi Ndue Jakun, ndërsa vëllain e tij Jak Jakun e shpallën në kërkim, pasi ishte larguar së bashku me dajën e tij, Arben Frroku, drejt Greqisë, ku edhe u arrestuan.
Gjykatat greke, me kërkesë të drejtësisë shqiptare kanë pranuar ekstradimin e Jak Jakut dhe Arben Frrokut për në Shqipëri dhe pritet nga dita në ditë që dy të dyshuarit ti dorëzohen policisë shqiptare me pranga ndër duar.