Franca, konfirmohet Rajmond Domenek
Rajmond Domenek konfirmohet sërish si trajneri i Francës deri në finalet e Botërorit 2010. "I mbijetuar" i madh në planetin e futbollit botëror tashmë mban emrin e tij.
KONFIRMIMI - Do të jetë ky teknik me karakter shumë të vështirë, të cilit i besohet drejtimi i Francës në të gjithë rrugën e gjatë të eliminatoreve që mbyllen me finalet e Botërorit 2010, në Afrikën e Jugut. Këtë vendim të marrë nga drejtuesit e futbollit francez e bëri presidenti Zhan-Pierr Eskaletes. Ishte një lëvizje jo pak befasuese, kur mendimi që qarkulloi ishte se Domenek, aspak popullor, po jetonte ditët e tij të fundit në drejtimin e bluve të Francës dhe se do të ishte Hulie, që do ta zëvendësonte në ndeshjen miqësore me Uruguain në nëntor. Çfarë ndodhi që antipopullori Domenek fitoi këtë votëbesim i prognozuar si i humbur? Vetë Eskaletes, që erdhi në drejtimin e futbollit francez në fillimin e dhjetorit të vitit të kaluar, kishte shumë pikëpyetje deri në momentin e votëbesimit, në mëngjesin e djeshëm. Por, 19 vota pro Domenek dhe një abstenim i hapen dritën jeshile teknikut të Francës për të vazhduar aventurën e tij.
ELIMINATORET - Franca aktualisht ka katër pikë në tre ndeshje për eliminatoret e Botërorit 2010. Aventura filloi me një humbje shkatërruese 1:3 me Austrinë dhe në fundjavën e kaluar, ndaj Rumanisë, u duk se Domenek ishte pa shpresë, kur skuadra e tij u ndodh në dizavantazh 0:2. Arrogant në qëndrimet e tij, Domenek bëri që disa futbollistë, si Trezege apo Frej, të bëjnë të ditur se "largohen nga skuadra e Francës për sa kohë që atë ta drejtojë Rajmond". Por, ndërkohë, ai kishte kënaqësinë e madhe, kur dëgjoi pas ndeshjes se barazuar me Rumaninë 2:2 nga futbollistët e tij se "dy golat e shënuar nga Riberi dhe Gurkuf ishin vetëm për teknikun e skuadrës". I mbijetuari më i madh në planetin e futbollit.
INCIDENTI - Ndërkohë që një tjetër polemikë ka nisur tashmë në Francë, e cila ka përfshirë edhe politikën. Pas fërshëllimave të para në Marsejë, të pezullohet ndeshja. Kryeministri francez, Fransau, fillon e ngre zërin kundër tifozëve të Tunizisë, gati të gjithë francezë, që të martën kanë fërshëllyer Himnin transalpin, para se të fillonte ndeshja kundër Francës, në "Stade de France". Ky është "një ofendim" për Kryeministrin: "Dhe organizatorët duhet të kishin ndërprerë ndeshjen. Nuk është e tolerueshme. Një fyerje ndaj kombit, ndaj lojtarëve. Kush fërshëllen Himnin, duhet të nxirret nga stadiumi". Presidenti Nikolas Sarkozi ka thirrur presidentin e federatës franceze, Zhan-Pierr Eskaletes, për të diskutuar për "incidentet skandaloze të ndodhura të martën në ‘Stade de France‘".