Mançester Siti përgatit 100 milionë euro për David Vijën
Mançester Siti mendohet se ka filluar bisedimet me menaxherin e David Vijës, i cili është shndërruar në një prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane. Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", sheikët, që kanë marrë drejtimin e klubit anglez, po përgatisin një superofertë, me qëllim që të bindin sulmuesin për t‘u larguar nga Valencia. Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i Euro 2008, turneun kontinental të zhvilluar në Austri dhe Zvicër, që u mbyll me triumfin e Spanjës, forma e jashtëzakonshme e Vijës ka vazhduar. Në këtë fillim sezoni, ai ka realizuar 12 gola në 13 ndeshje të luajtura (në të gjitha aktivitetet).
Gazeta iberike theksoi se deri më tani, përfaqësuesit e Mançester Sitit janë takuar dy herë me menaxherin e futbollistit, Hoze Luis Tamargo. Bisedimet mes palëve nuk janë konfirmuar nga klubi, që në verë theu rekordin anglez të transferimeve, duke i paguar Realit të Madridit 42 milionë euro për brazilianin Robinjo. Por, "Marca" pretendon se pronarët e rinj te Siti janë të gatshëm të "paguajnë një pasuri të tërë për sulmuesin e Valencias". Gazeta theksonte: "Të enjten, në një prej hoteleve luksozë të Madridit, dy emisarë të Mançester Sitit u takuan - për të dytën herë - me Tamargon…. Sheikët janë të bindur se një ofertë rekord prej 100 milionë eurosh, do të ishte më se e mjaftueshme për të bindur drejtuesit në ‘Mestaja‘, që nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të shesin David Vijën". Lojtari ka një klauzolë për prishje kontrate me skuadrën e La Ligas, të cilën e firmosi në verën që sapo lamë pas, ku parashikohet se për kartonin e tij të gjitha klubet e interesuara duhet të paguajnë 150 milionë euro. Gjithsesi, gazeta e kryeqytetit spanjoll theksonte se "vetë sulmuesi nuk do ta merrte asnjëherë në konsideratë largimin nga Valencia, skuadër me të cilën është shumë i lidhur. Transferimi i tij mund të realizohet vetëm në rast se klubi do të vendoste që ta shiste". Së fundmi, Vija ka deklaruar për mediat: "Do të qëndroj këtu për aq kohë sa Valencia do të dëshirojë të më mbajë".
Emri i 26-vjeçarit, që në të kaluarën ka luajtur me Real Saragozën, është lakuar së tepërmi në merkato. Menjëherë pas aktivitetit më të rëndësishëm në kontinent, për të interesoheshin gjigandët e Premiershipit, Liverpul dhe Çelsi, ndërkohë që mendohej se edhe Reali i Madridit ishte fare pranë gjetjes së akordit. Megjithatë, Vija vendosi të qëndrojë me "Los Che", duke rinovuar kontratën edhe për gjashtë vjet të tjera, deri më 2014-ën.