Shitet 13500 euro bluza e Ronaldinjos
Bluza e yllit brazilian të Milanit, Ronaldinjo, i cili zbriti të martën në kryeqytetin shqiptar për një ndeshje miqësore ndaj Tiranës, ku la dhe edhe shenjë me golin e nderit në humbjen 2-1 të kuqezinjve italianë, ka përfunduar në duar e një adhuruesi të tij shqiptar për shumën e 13500 eurove. Ka qenë pikërisht ky çmimi i dalë nga ankandi, që u zhvillua pas ndeshjes në ambientet e hotel "Sheraton", në praninë e disave prej figurave të Milanit si Daniele Masaro dhe Franko Barezi. Kjo ka qenë edhe shitja më e bujshme e mbrëmjes së mërkurës. Ndërsa bluza e mbrojtësit legjendar të Milanit, është shitur për shumë e 70 mijë eurove. 500 euro ka dhënë një fans për të blerë bluzën e të riut Antonini, ndërkohë që 850 euro u shit bluza e Emerson. Gjatë ankandit u shitën bluzat e shumë lojtarëve të Milanit, me përjashtim të asaj të Favalit, e cila u tërhoq, pasi nuk kishte të interesuar.