E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca konfirmohet si vendi i 20-të i Aleancës që ratifikon protokollin e Anëtarësimit në NATO

Senati francez përfundon procesin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

TIRANE - Senati francez mbyll procesin e ratifikimit të Shqipërisë në NATO. Franca bëhet kështu vendi i 20-të anëtarë i NATO-s që ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancës e Atlantikut të Veriut.
Më 29 janar, Asambleja Kombëtare e Republikës së Francës, në unanimitet, ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke i hapur, kështu, rrugë Senatit Francez për miratimin e këtij Protokolli. Në këtë mënyrë Franca shpreh mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë.
Shqipëria, me bindjen se do të mund të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut përpara Samitit të Strasburg – Kehlit, siguron edhe një herë vendet anëtare për angazhimet e saj në mbështetje të paqes, sigurisë, stabilitetit si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të reformave për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut të lirë.
Senati i Francez ratifikoi sot pasdite në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Menjëherë pas ratifikimit të këtij protokolli nga Asambleja Nacionale, edhe anëtarët e Senatit Francez dhanë njëherësh votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu siç kryetari i Senatit të Francës, Larsher ia kishte premtuar kryetares së Kuvendit në takimin që patën, gjatë vizitës së saj në Francë në Dhjetor 2008.
 Në letrën e saj drejtuar kryetarit të Senatit francez, Gérard Larcher, kryetarja e Kuvendit e falënderoi për angazhimin e tij personal, për përfshirjen në axhendën e Senatit dhe aprovimin e këtij protokolli, brenda një kohe të shkurtër.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët francez, për mbështetjen dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO.
Gjithashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme, përshëndet vlerësimin që Franca i jep progresit të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj atlantike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›