E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca kontribuon me 10 mijë euro për Shqipërinë

19-02-2012 / Gazeta 55

Ambasadorja Christine Moro do udhëtojë sot drejt komunës Steblevë, në Librazhd

Franca sjell ndihma për banorët e qarkut të Elbasanit, të bllokuar nga reshjet e borës.
Për të shprehur solidaritetin e Francës me qytetarët shqiptarë të bllokuar nga reshjet e borës, Ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i ka akorduar Ambasadës së Francës një shumë prej 10 000 eurosh për ta përdorur për ndihmë urgjente. Ndërkaq, është bërë e mundur grumbullimi i 8,5 ton ushqime si dhe barna, të cilat do të shpërndahen të dielën për banorët e fshatrave të bllokuara në qarkun e Elbasanit. Lista e ushqimeve dhe barnave të dhuruara nga Franca është bashkërenduar me përfaqësuesit e popullsisë së prekur dhe i përgjigjet nevojave materiale të përcaktuara qartë. Organizimi i shpërndarjes është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, civile dhe ushtarake. Vetë ambasadorja e Francës, Znj. Christine Moro do të jetë e pranishme sot në Librazhd dhe më pas do të udhëtojë drejt Steblevës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›