Franca kualifikohet në botëror nga një “gol me dorë”
PARIS- Polemikat kanë kapur majat në të gjithë botën, pas golit me dorë të shënuar nga Franca kundër Irlandës në kohën shtesë, që i dha një biletë për në Botërorin e Afrikës së Jugut skuadrës së Rajmond Domenek. “Gjelat” barazuan 1-1 ndaj ishullorëve, që zhvilluan një ndeshje heroike, por në momentin e golit të barazimit që mban firmën e Uilliam Gallas, Tieri Henri, kapiteni francez, e ndaloi topin dukshëm me dorë, gjë që arbitri suedez Henson e lejoi. Ishte minuta e 103-të e ndeshjes dhe Irlanda e Trapatonit ishte duke dominuar totalisht. Pas golit të avantazhit në minutën e 32-të me Robi Kin, irlandezët humbën edhe disa mundësi të tjera, por kualifikimi për ta ishte shumë pranë.
Pas ndeshjes, trajneri Rajmond Domenek mohoi të ketë parë prekjen me dorë të Henri. “Nuk e pashë përsëritjen, nuk pashë asgjë. Pashë vetëm që arbitri dha një gol, por se çfarë nuk ndodhi nuk e di. Nuk mund të shihja asgjë që aty ku ishja”, u shpreh trajneri i Francës. Domenek shtoi se gjëra të tilla ndodhin dhe pavarësisht se si u shënua, ai gol e ka lumturuar. “Ndoshta të gjithë prisnin një fitore 2-0 apo 3-0, por në fushë ishin 11 irlandezë që mendonin ndryshe”, deklaroi ai. Por, ka qenë i papërmbajtshëm trajneri i Irlandës Xhovani Trapatoni, që në fund të ndeshjes i dha dorën në mënyrë ironike kolegut të tij Domenek. “I besoj inteligjencës suaj, nuk dua të them fjalë të tjera. ju të gjithë e patë ndeshjen, të gjithë njerëzit në Evropë e panë atë moment”, deklaroi Trapatoni. “Jam shumë i mërzitur, sepse arbitri pati kohë të fliste me anësorin, madje të pyeste edhe vetë Henrinë. Jam i sigurt se nëse do ta kishte pyetur vetë Henrinë do t’ia kishte pohuar se e preku topin me dorë. Por, gjithçka është çështje biznesi”, deklaroi trajneri italian.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)