E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, grabiti të afërmin, përfundon në pranga

LIBRAZHD- Kishte grabitur paratë në shtëpinë e të afërmit e tij, arrestohet 36-vjecari nga Librazhdi.
Mesditën e sotme policia e këtij qytetit ka bërë të ditur se ka arrestuar Bujar Gurrën, si të dyshuarin kryesor për grabitjen e 2 milionë lekëve të reja në shtëpinë e baxhanakut të tij.
Mësohet se grabitja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, kur 36-vjecari ka hyrë në shtëpinë e Lulzim Allkos, biznesmen në Librazhd, duke grabitur shumën e parave.
Pasi ka vënë re mungesën e parave, i zoti i shtëpisë ka njoftuar menjëherë forcat e policisë.
Pista e parë në të cilën vijuan hetimet e policisë ishte grabitja, pse jo nga një i afërm i cili mund të kishte përfituar nga njohja e territorit dhe shtëpisë.
Në bazë të hetimeve dhe gjurmëve të gjetura forcat e policisë arritën në përfundimin se grabitja ishte kryer pikërisht nga baxhanaku i të dëmtuarit, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e parave të grabitura.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›