E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, mbështetje për kapjen e Gadafit

NATO-ja aktualisht po ndihmon në kërkimin e Muamer Gadafit, ndërsa kryengritësit po përpiqen të forcojnë konrtrollin në Tripoli dhe në pjesën tjetër të Libisë.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Foks deklaroi se Aleanca është duke kontribuar me inteligjencë dhe pajisje zbulimi për kapjen e udhëheqësit libian, i cili është zhdukur ditën e martë, kur rebelët sulmuan kompleksin e tij në Tripoli.

Në një audio-mesazh të transmetuar sot nga kanalet besnike të tij, Gadafi u bëri thirrje mbështetësve ta shpëtojnë kryeqytetin nga rebelët dhe ata që i quajti "agjentë të huaj".

Kryengritësit kanë shpallur një shpërblim prej më shumë se 1 milion dollarësh dhe amnisti për të gjithë ata që e kapin apo e vrasin Gadafin. Betejat mes palëve po vazhdojnë në Tripoli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›