Rebelët publikojnë foto të Gadafit me Rice

Rebelët libianë kanë publikuar një foto të kolonelit Muamar Gadafit dhe ish sekretares së shtetit Condoleza Rice, realizuar në vitin 2008, gjatë vizitës së saj në Tripoli.
Rice ka vizituar Libinë në vitin 2008, dhe gjatë qëndrimit në Tripoli është takuar me Gadafin, me të cilin gjithashtu ka darkuar. Në një intervistë të mëparshme, Gadafi ka vlerësuar Rice.
“Unë e adhuroj atë shumë dhe jam krenar sepse ajo është një femër me ngjyrë me origjinë afrikane”, është shprehur Gadafi.