Ibrahim: Gaddafi ndodhet në Libi

"Gaddafi ndodhet aktualisht në Libi dhe ai po mban një betejë për liri dhe pavarësi". Kështu ka konfirmuar në një bisedë telefonike, zëdhënësi i Gaddafit, Moussa Ibrahim, duke shtuar se shefi i kryengritësve, ndodhet në krye të betejës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve "Associated Press".
Ndërsa luftimet vazhdojnë, vetëm pak orë më parë, kolonel Gaddafi, në një mesazh audio ka thënë se Libia është e libianëve dhe jo e Francës, as Italisë e as kolonialëve.
Në Tripoli aktualisht vijojnë luftimet e ashpra mes kryengritësve dhe forcave mbështetëse të Gadafit.