E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin urdhëron përmirësim e prodhimeve të hapësirës

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar agjencinë ruse të hapësirës që të përmirësojë në "mënyrë radikale" mbikqyrjen e prodhimeve të hapësirës.

Zëdhënësi i tij, Dmitri Peshkov, tha se "Putin ka udhëzuar Roskosmosin të ndryshojë të gjithë kontrollin e cilësisë dhe sistemin e inspektimit që përdor gjatë prodhimit të anijeve".

Ky hap vjen një ditë pasi një anije ruse, e cila mbante mallra për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u rrëzua menjëherë pas nisjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›