Prishtine- Beograd Ashton pershendet nisjen e bisedimeve
Kosova dhe Serbia nisin bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Bisedimet do të zgjasin dy ditë. Raundi i parë i dialogut do të zhvillohet në dy ditë dhe takimet do të mbahen në zyrën e këshilltarit të posaçëm të Shërbimit evropian për veprimtari të jashtme të diplomacisë evropiane, Robert Kuper.
Bisedimet në Bruksel ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe sipas njoftimeve jozyrtare, do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërsa çështjet politike do të shmangen.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përmes një deklarate nga zyra e saj, përshëndeti nisjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. “Përfaqësuesja e lartë beson se tani është koha e duhur për të nisur dhe është e bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë rrugë praktike për të siguruar që jeta normale mund të vazhdojë si duhet” thuhet në deklaratën e zyrës së Baroneshës Ashton.
Delegacionin e Prishtinës, që ka mbërritur në Bruksel, e kryeson nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviq. Ndërsa BE-në do ta përfaqësojë diplomati Rober Cooper, SHBA-të në këto bisedime do të përfaqësohen nga zëvendëssekretari i Shtetit, Thomas Countryman.
Paraprakisht Countryman ka deklaruar se "statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur, që mund të diskutohet, por nuk mund të ndryshojë”. Sipas tij çështja e statusit është e vendosur dhe pavarësia e Kosovës është realitet.
Prishtina shpreson që bisedimet të çojnë Beogradin ta njohë pavarësinë e saj, të cilën Serbia e refuzon fuqimisht, ndërkaq Serbia përmes këtyre bisedimeve synon të rikthejë statusin e para pavarësisë, ose të imponojë ndarjen e një pjese të Kosovës.