Trajtimi i emigranteve kritikohet Greqia

Organizata për të Drejtat Themelore të Bashkimit Europian ka kritikuar ashpër gjendjen në kampin e refugjatëve në Greqi. “Emigrantët e paligjshëm, në mesin e tyre gra shtatzëna dhe fëmijë mbahen në kushte çnjerëzore në kampet e pritjes në kufirin me Turqinë” deklaroi organizata e BE-së me seli në Vjenë. Gjendja atje është një emergjence humanitare. Kufiri greko-turk mbetet një portë kryesore për emigrantët ilegalë në Bashkimin Europian.