Nisin bisedimet Prishtine- Beograd

Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Raundi i parë i bisedimeve është zhvilluar në zyrën e këshilltarit të posaçëm të shërbimit evropian për veprimtari të jashtme të diplomacisë evropiane, Robert Kuper. Delegacionin e Prishtinës e kryeson nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviq.
“Për të gjithë është një ngjarje e rëndësishme. Republika e Kosovës vjen në këtë dialog teknik me republikën e Serbisë me një frymë pozitive dhe konstruktive. Do të bëjmë përpjekje që të gjejmë zgjidhje për diferencat që kemi për një varg çështjes praktike të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dyja shtetet, në Kosovë dhe Serbi, por dhe mund të ndihmojnë në fuqizimin e axhendës europiane për të dyja shtetet” tha Tahiri.
“Ne jemi gati per te filluar dialogun me Prishtinen per problemet e shumta qe kane qytetaret ne Kosove- Metohi. Sigurisht qe do te diskutohet per problemet e lehta dhe te veshtira. Por sigurisht qe kemi shpresa qe ky dialog te jape rezultate per problemet qe kemi mes nesh. Ne jemi gati per te diskutuar dhe perballuar çdo problem mes nesh dhe qe jane ne tavoline per t'u diskutuar. Dhe do te mundemi t'i diskutojme sa me shpejt. Ky dialog do te zgjase derisa sa ne, te pakten, te mund te zgjidhim problemet me te rendesishme mes nesh. Per ne statusi i Kosoves do te jete gjithmone ne tryezen e bisedimeve” tha Stefanoviq.
Bisedimet në Bruksel ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian. Më herët përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përmes një deklarate nga zyra e saj, përshëndeti nisjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. “Përfaqësuesja e lartë beson se tani është koha e duhur për të nisur dhe është e bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë rrugë praktike për të siguruar që jeta normale mund të vazhdojë si duhet” thuhet në deklaratën e zyrës së Baroneshës Ashton.
Bisedimet e para mes Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel do të vazhdojnë të mërkurën dhe pritet të përfundojnë me nje
deklarate te perbashket per shtyp te te dyja delegacioneve.
Gjovalin Kola