Franca mbështet misionin e Avokatit të Popullit

Franca i jep mbështetje misionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri. Ambasadorja franceze Kristin Moro në një takim me avokatin e popullit Igli Totozani duke e vlerësuar rolin e Avokatit të Popullit ka shprehur mbështetjen maksimale në kryerjen e detyrës së avokatit të porsazgjedhur në këtë detyrë.
“Erdha të takoj zotin Totozani për ta uruar atë për zgjedhjen dhe ti uroj më të mirën për misionin e tij sepse insitutucioni i avokatit të popullit është një institucion i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka një rol të rëndësishëm për të ruajtur funksionimin e demokracisë në Shqipëri” ka theksuar Moro.
Nga ana e tij Igli Totozani e ka cilësuar këtë takim si mundësi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.