"Qemal Stafa" del në shitje
Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, e cila ka bërë gati listën e objekteve, sipas vendimit të fundit të qeverisë, duke iu bashkangjitur listës së gjatë të objekteve që janë gati për privatizim.
"Ne kemi hapur për privatizim afërsisht 280 asete të ndryshme. Nga dita në ditë jemi duke marrë nga dikasteret kryesore te vendit, nga ministritë apo institucionet e tjera asete të reja që do të hyjnë në proces privatizimi. Jo më larg se dje ka ardhur nga Ministria e Kulturës një listë tjetër ku përfshihej stadiumi “Qemal Stafa” dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”. Pra, asete të tjera me vlerë që i shtohen privatizimit", tha dje ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.