E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 te vrare nga sulmi

Pakistan

Talebani thote se ndodhet prapa sulmit vetevrases me bombe ne nje stacion policie ne Pakistan. Ne sulmin qe ndodhi ne qytetin Lakki Marwat ne Pakistanin veriperendimor thuhet te jene vrare te pakten 19 ndersa dhjetera te tjere te plagosur. Sulmi pasoi shperthimet vetevrasese te javes se kaluar ne Lahore dhe Quetta qe vrane gati 100 vete. Deshmitaret i thane BBC-se se sulmuesi kishte goditur pjesen e prapme te stacionit policor. Shperthimi nga autobomba rrenoi kulmin e nderteses si dhe demtoi disa shtepi te tjera aty prane. Punonjesit e shpetimit jane duke germuar neper rrenoja ne Lakki Marwat ne veriperendim te Pakistanit. Oficere te policise si dhe disa femije thuhet te jene ne mesin e te vdekurve. Sulmi eshte i treti brenda javes pas nje mungese te dhunes gjate permbytjeve me te keqija ne historine e Pakistanit. Sulmuesit vetevrases ne shenjester kishin pjesetare te pakicave Shia ne Lahore dhe Quetta duke vrare pothuajse 100 vete. Talebani ne Pakistan i cili pranoi se ishte pergjegjes per shperthimet dhe sulmet ka kercenuar me sulme te shpejta mbi Shtetet e Bashkuara dhe Europen.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›