Franca përjashton sulmuesin Anelka

WORLD CUP 2010 - Sulmuesi i Francës, Nikolas Anelka, u përjashtua zyrtarisht nga radhët e Kombëtares franceze pas fyerjeve të adresuara ndaj trajneri të “gjelave”, Rajmond Domenek gjatë pushimit midis dy pjesëve të takimit Francë-Meskikë.
Sulmuesi i Celsit refuzoi t’i kërkonte falje trajnerit në prani të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Zhan-Pier Eskalet dhe kapitenit të ekipit, Patris Evra.
Nikolas Anelka (69 ndeshje, 14 gola) ishte titullar në tetë ndeshjet e fundit për “Blutë”, por ishte hera e parë që ai merrte pjesë në një kampionat botëror, pasi nuk ishte thirrur tri herë: 1998, 2002 dhe 2006.
Sulmuesi nuk mori pjesë në stërvitjen e së shtunës dhe u largua nga Afrika e Jugut, të shtunën në mbrëmje.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili