E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snajder: Nuk eshte Boteror i lehte

Uesli Snajder pranoi se ndihej i kënaqur pas fitores 1-0 kundër Japonisë, pikërisht me golin e tij dhe që i dha formacionit “Oranje” tri pikë të çmuara, duke betonuar vendin e parë.

“Do të kisha shënuar në një mënyrë apo tjetër. Mund të bëja më mirë”, - tha Uesli Snajder, i cili pranoi se loja e Holandës ende nuk është në lartësinë që të gjithë presin prej saj.

Gjithsesi, pas dy ndeshjeve të para, deri tani Argjentina dhe Holanda janë dy skuadrat e vetme që kanë marrë pikë të plota.

“Japonia ishte një ekip dinamik dhe i shpejtë. Jemi të kënaqur që kemi gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Ky Botëror nuk është i lehtë. Anglia dhe Gjermania kanë barazuar dhe humbur respektivisht”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›