E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. D, Ganë - Australi 1-1

WORLD CUP 2010 - Fituese ndaj Serbisë (1-0) në ndeshjen e parë, Gana nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Australisë në Rustenburg, që luajti qysh nga minuta e 25-të me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kahill.

“Black Stars” (“Yjet e zinj”) ndodhen në krye të grupit D me katër pikë, por në në ndeshjen e fundit do të përballen me Gjermaninë, që nga ana e saj ka një pikë më pak, 3, po aq sa Serbia e vendit të tretë.

Ndeshja ishte e ekuilibruar (50%-50% zotërimi i topit) dhe me raste të panumërta nga të dyja skuadrat.

Holman kaloi në avantazh Australinë pas një goditje nga afër në minutën e 11-të, kur portieri i Ganës, Kingson riktheu në lojë topin e goditur nga Breshiano.

Në minutën e 25-të, goditja e Anan u pengua me dorë mbi vijën e portës nga ana e Kahill (direkt karton i kuq) dhe Gyan barazoi me penallti. Sulmuesi i Rëne në kampionatin francez kishte shënuar po me penallti edhe golin e fitores së Ganës kundër Serbisë.

Gana pati shumë mundësi për të realizuar një gol të dytë (44’, 63’ dhe 77’), por dhe formacioni i “kangurëve” pati një mundësi të artë në minutën e 67-të kur Ciperfild shpërdoroi rastin ideal.

Në fund të takimit, Mensah goditi më kokë (90’), por gjuajtja e ganezit me kokë kaloi pranë portës.

GRUPI D

13.06 20:30 Gjermania-Australia 4-0
13.06 16:00 Serbia-Gana 0-1
18.06 13:30 Gjermania-Serbia 0-1
19.06 16:00 Gana-Australia 1-1
23.06 20:30 Gana-Gjermania
23.06 20:30 Australia-Serbia

RENDITJA
1. Gana 2 4
2. Gjermania 2 3
3. Serbia 2 3
4. Australia 2 1

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›