E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. E, Holandë- Japoni 1-0

Falë një goli të realizuar nga fantazisti Uesli Sneider, Holanda fitoi 1-0 ndaj një rivali direkt si Japonia, duke siguruar një vend në një të tetat e finaleve të Botërorit të Afrikës së Jugut.

Holanda iu imponua gjatë gjithë takimit Japonisë, duke pasur më shumë se një rast për të realizuar, pavarësisht se në golin e mesfushorit të Interit (i shërbyer nga Robin van Persi) kishte faj edhe portieri i Japonisë, Kavashima, ky i fundit nuk arriti ta devijojë jashtë kuadratit gjuajtjen e fortë të Uesli Snajderit.

Holanda mban vendin e parë në grup me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh, e pasuar nga Japonia me 3 (2 ndeshje) dhe Kameruni e Danimarka me nga 0 pikë (nga një ndeshje).

Në mbrëmje (20:30) do të luhet takimi mes Kamerunit dhe Danimarkës.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, Holanda do të përballet me Kamerunin, ndërsa Japonia me Danimarkën.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›