E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uejni Runi: Më falni tifozë!

Sulmuesi i Anglisë, Uejni Runi, u kërkoi falje tifozëve për deklaratat e tij të nervozuara të dhëna para një televizioni britanik pas barazimit 0-0 kundër Algjerisë.

“Është shumë e këndshme të fishkëllehesh nga tifozët e tu. Kjo po është një mbështetje mbretërore ... në emër të Zotit,” – deklaroi sulmuesi i “tre luanëve”.

Sulmuesi i “grindavec” i Mançester Junaitid u kërkoi falje tifozëve të përfaqësueses së tij.

“Dje në mbrëmje (të premten), i thashë gjërat në të nxehtë, kjo dhe si pasojë e një reflektimi nga zhgënjim i lindur nga performanca jonë dhe rezultati.

“U kërkoj falje atyre që mund të jenë të ofenduar nga qëndrimi im në fund të ndeshjes”, - tha Runi përmes një komunikate të publikuar nga Federata Angleze e Futbollit.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›