Izraeli lehtëson bllokadën ndaj Gazës
Izraeali ka njoftuar se po lehtëson bllokadën e vetë tre vjeçare në Gaza. Në një deklaratë të shkurtër thuhet se sistemi, ku mallrat civile ishin lejuar të hynin do të liberalizohet.
Ai premtoi të zgjeronte importin e materialeve për projektet civile që janë nën mbikqyrje ndërkombëtare, një referencë e qartë kjo për materialet e ndërtimit të cilat Izraeli i bllokoi me argumentimin se mund të përdoreshin për qëllime ushtarake.
Zëdhënësi i qevrise izrealite Mark Regev pas deklaratës tha: "Këtë mëngjes qeveria e Izraelit morri vendimet për liberalizmin e sistemit në bazë të të cilit mallrat civile mund të hyjnë në Rripin e Gazës për të shtuar materialet për projekte brenda Gazës që janë nën mbikqyrje ndërkombëtare.
Por natyrisht ne duhet të mbesim tek ato procedura sigurie që pengojnë importin në Gaza të armëve dhe lëndëve të para që mund të forcojnë makinën ushtarake të Hamasit", tha zëdhënësi i qeverisë izraelite.
Hamasi ndërkohë ka hedhur poshtë vendimin izraelit për lehtësimin e bllokadës.
Një zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abou Marzouk, i tha shërbimit arab të BBC se kjo lëvizje ishte një lojë për të tërhequr vëmendjen nga kritika ndërkombëtare për Izraelin pas incidentit të fundit me flotiljen e ndihmave.
Shefi i Agjensisë së OKB-së për ndihmat humanitare John Ging, tha se ai kishte shpresa se vendimi izraelit do ti jepte fund asaj që ai e cilësoi si një situatë ilegale dhe jonjerëzore në Gaza.
Por ai shtoi se mbetej të shihej nëse fjalët do të shndërroheshin në vepra.