E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca premton mbështetje për Kosovën

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, në takimin e parë njohës që ka zhvilluar të martën.

Ndërkaq, ambasadori Jean François Fitou është shprehur se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me të gjitha institucionet Kosovës dhe ka shprehur zotimet e Qeverisë franceze për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe në proceset integruese europiane.

Ambasadori francez, të martën, ka takuar edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›