Franca propozon rritje taksash

Deputetët e porsazgjedhur të Francës kanë nisur sesionin dy javor ku do të shqyrtojnë uljen e borxhit publik. Qeveria ka propozuar rritje taksash, ndërkohë që përpiqet të barazpeshojë mungesat buxhetore për 2012 dhe të plotësojë kërkesën e Bashkimit Evropian për uljen e defiçitit.
Klasa e pasur franceze dhe korporatat janë objekt i masave të reja të presidentit Francois Hollande për të ulur defiçitin. Një normë takse mbi të ardhurat prej 75 përqind për të pasurit dhe shtimi me 5 përqind i taksave për bizneset e mëdha janë në qendër të planit të qeverisë së zotit Hollande në përpjekjet për të siguruar 7.2 miliardë euro.
I ardhur në pushtet me premtimet për të menjanuar masat e rrepta ekonomike si në vendet e të tjera të Evropës, planet ekonomike të zotit Hollande kanë mbështetjen e disave. Megjithë borxhin publik në masën pothuasje 90 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, kundërshtarët politikë të presidentit thonë se masat ekonomike nuk janë të mjaftueshme. Shumë francezë të pasur janë larguar nga vendi. Këngëtari Johny Hallyday dhe ish lojtari i tenisit Guy Forget jetojnë në Zvicër ndërkohë që komuniteti francez në Londër quhet me shaka si qyteti i shtatë më i madh i Francës.
Por shuma prej 7.2 miliardë eurosh e nevojshme këtë vit, duket shumë e vogël krahasuar me 33 miliardë të nevojshme vitin që vjen, nëse Franca kërkon të qëndrojë në rrugën për të plotësuar synimin evropian lidhur me pakësimin e defiçitit. Anketat tregojnë se mbështetja për presidentin e ri ka filluar të bjerë mes frikës se nuk do të jenë vetëm të pasurit dhe korporatat e mëdha që do të ndjejnë efektet e masave të tjera ekonomike që do të pasojnë.