Shoqëritë e kursim-kreditit futen në skemën e sigurimit

Qytetarët që kanë depozituar të ardhurat e tyre në Shoqëritë e Kursim Kreditit tashmë do ti kenë të siguruara. Kriza ekonomike dhe rreziku për falimentimin ka detyruar Ministrinë e Financave që të fusë në skemën e sigurimit të depozitave edhe shoqëritë e Kursim Kreditit. Projektligji u miratua në komisionin e ekonomisë edhe me konsensusin e opozitës.
Milbana Tole përfaqësuese e ministrisë së Financave shpjegoi ndryshimet. Ndërkohë që Sybi Hida u shpreh se kjo është një masë për mbrojtjen e sistemit bankar.
Një tjetër ndryshim në projektligj kishte të bënte me kreditë e këqija të cilat hiqen nga skema e kompesimit. Ndryshimet e propozuara marrin shkas edhe ndryshimet rregullative që Bashkimi Europian ka ndërmarrë vazhdimisht në përgjigje të zhvillimeve më të fundit në tregjet ndërkombëtare financiare