E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish kongresisti Jackson pranon keqpërdorimin e fondeve

Ish kongresisti amerikan, Jesse Jackson, Jr. ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin e rreth 750 mijë dollarëve të fondeve të fushatës.Jackson është i biri i liderit të shquar të të drejtave civile, Jesse Jackson.

Prokurorët thanë se ai i ka përdorur paratë e fushatës për shpenzime personale dhe ka dështuar që të raportojë për dhuratat.

Ai ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut në Washington, pas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët.

Demokrati 47 vjeçar ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor pasi që kishte kuptuar se vuante nga çrregullime bipolare.

Gruaja e Jacksonit, Sandra pritet që të paraqitet gjithashtu para gjykatës nën akuzat se ka dorëzuar raporte false të kthimit të taksave, transmeton Rel.

Jackson dhe gruaja e tij përballen me dënime maksimale prej disa vitesh burgim.

Ai gjithashtu përballet me gjoba prej qindra mijëra dollarësh.

Shpallja e dënimit është caktuar më 28 qershor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›