E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepër kundërvajtëse, jo vepër penale

Grushtimi i një polici është cilësuar po aq sa një tejkalim. Të paktën kështu ka vendosur prokurorja Mirushte Llugiqi në rastin e djemve të Adem Grabovcit që e kishin grushtuar policin në detyrë.

Rasti është kualifikuar si vepër kundërvajtëse dhe jo vepër penale, njofton KTV-ja.

Polici i cili gjendet në pushim mjekësor, ka thënë se nuk do të flasë më shumë për këtë rast, duke shtuar se nuk e dinte se për kë bëhej fjalë.


“Ai është rast që e ka policia, janë organet. Ligjin nuk ka të drejtë me e shkel askush. As unë”, ka thënë Grabovci.
Të dy djemtë, janë liruar me procedurë të rregullt nga prokurorja e rastit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›