E Diel, 1 Nëntor 2026

A ka mësuar CIA nga gabimi në Afganistan?

Agjentët e CIA-s të vrarë në Afganistan nga një sulmues vetëvrasës, me gjasë kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun e bashkëpunimit me një agjent të dyfishtë. Megjithëkëtë, ata u tubuan në një dhomë me të“Christian Science Monitor”Për CIA-n dhe agjencitë tjera të spiunazhit, agjentët e dyfishtë mund të sigurojnë informata tejet të rëndësishme. Kush është në pozitë më të mirë që të ofrojë informata më të rëndësishme për armikun sesa njerëzit të cilëve armiku u beson? Por, me mundësinë për shpërblimin e lartë vjen edhe mundësia e rrezikut të madh. Në fund të fundit, kë po bëhet gati ta tradhtojë agjenti i dyfishtë?Nganjëherë operacionet e tilla mund të marrin drejtimin e gabuar, nganjëherë edhe katastrofal, siç demonstroi vrasja javën e kaluar e tetë personave, në bazën e CIA-s në Afganistan, nga ana e një agjenti të dyfishtë, i cili në fund u dëshmua si sulmues vetëvrasës. Njëra nga viktimat ishte spiuni nga Jordania, ndërsa shtatë të tjerat ishin agjentë të CIA-s. Kjo ishte humbja më e madhe e CIA-s që nga viti 1983, kur tetë pjesëtarë të kësaj agjencie u vranë pas sulmit me bombë kundër ambasadës amerikane në Bejrut. “është kjo një tragjedi e tmerrshme për familjet e tyre dhe agjencinë”, thotë Clare Lopez, një zyrtare shumëvjeçar i CIA-s, i cili tani është nënkryetar i organizatës Intelligence Summit. “është gjithashtu një humbje e madhe për ekspertizën”, shton. Të martën, zyrtarët amerikanë konfirmuan se sulmuesi vetëvrasës ka qenë një mjek nga Jordania, i cili kishte theksuar se kishte informata për njeriun numër dy të Osama Bin Ladenit dhe i cili ishte rekrutuar si agjent i dyfishtë, për t’u infiltruar në radhët e Al Qaedës. Emri i tij ishte Khalil Al Balavi. I arrestuar para një viti nga ana e shërbimit të inteligjencës së Jordanisë, besohej se ai ishte joshur të kalonte në anën tjetër në mënyrë që të dërgohej sërish në terren për të siguruar informata të reja për aktivitetet e Al Qaedës. Në të vërtetë, ai vetëm ishte shtirë se kishte ndërruar anët, gjë që e shndërroi atë në një agjent të trefishtë. I ftuar në Camp Chapman, një bazë të sigurt të CIA-s në provincën Khost, ai nuk u kontrollua nga afër, pasi që Agjencia ishte e mendimit se ai ishte një person me vlerë të madhe. Kjo i mundësoi atij t’i fshehte lëndët shpërthyese në trup, të cilat i aktivizoi menjëherë pas fillimit të takimit me agjentët. Fakti se aq shumë njerëz ishin tubuar për ta dëgjuar atë dëshmon për urinë e komunitetit amerikan të inteligjencës për të siguruar sa më shumë informata për nivelet më të larta të Al Qaedës - dhe se sa është vështirë të sigurohen këto informata. “është shumë vështirë që të depërtosh në radhët e Al Qaedës”, thekson Clare Lopez. Megjithatë, agjentët me gjasë e kanë ditur se po përballen me rrezik. Spiunët profesionistë e dinë se është vështirë të përcillen në tërësi aktivitetet e agjentëve të dyfishtë. “Operacionet e agjentëve të dyfishtë janë aktivitetet më komplekse të kundërinteligjencës, në të cilat mund të angazhohet një shërbim i inteligjencës”, thuhet në publikimin e CIA-s në lidhje me këtë çështje, të shkruar në vitin 1962 dhe të deklasifikuar në vitin 1994. Nëse SHBA-ja trashëgon një agjent nga radhët e spiunëve të ndonjë vendi tjetër - si në rastin e fundit, pasi që amerikanët Balavin e trashëguan nga jordanezët - atëherë komuniteti i inteligjencës duhet ta shqyrtojë origjinën e vërtetë të rastit, thuhet në dokumentin e vitit 1962. Kjo analizë e CIA-s, e bërë gjatë Luftës së Ftohtë, përkujton se agjentët e dyfishtë pothuajse gjithmonë kanë shumë ideale të përbashkëta me njerëzit apo organizatat të cilave u kanë shërbyer së pari. Në rastin e Afganistanit kjo u dëshmua e vërtetë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›