Durres- Vlore, deti me dallge vonon levizjen e trageteve
DURRES- VLORE Moti i keq ka vështirësuar lëvizjen e trageteve në portin e Durrësit. Nga 4 tragete të ciëlt duhej të ankoroheshin në port, vetëm njëri ai i linjës Bari- Durrës është ankoruar. Kapiteneria informon se dy tragete të tjera që janë nisur nga Bari do të ankorojnë në port gjatë orëve të pasdites. Ndërkohë trageti i linjës Trieste- Durrës që duhej të mbërrinte dje pasdite është ndaluar në ishujt kroat ku kaluar natën në pritje të qetësimit të detit. Mësohet se deti është me dallgë 8-9 ballë, ndërsa nuk janë të favorshme as shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë që ka përfshirë të gjithë pjesën bregdetare. Edhe në gjirin detar të Vorës kushtet atmosferike gjatë ditës së sotme parashikohen të jenë të paqëndrueshme. Vlerat e ulëta të presionit atmosferik do të ndikojnë për një mot me zhvillime të dendura resh, erë të fortë dhe reshje shiu. Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur se, "sot era do të ketë drejtimin Jug-Jugperendim me shpejtësi 8-10 m/sek dhe 14-16 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 3-4 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 6-7 ballë në det të hapur". Tragetet e linjës Vlorë-Brindizi, pritet të nisen drejt portit italian, në orët e mesditës dhe pasdites.(s.g/BalkanWeb)