E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca rihap ambasadën në Tripoli

Franca ka rihapur në Tripoli, ambasadën e saj. Lajmi është publikuar nga ministri i Jashtëm francez Bernard Valero.
 

“Një ekip diplomatik i drejtuar nga Pierre Sillan, zëvendës i Antoine Sivan, përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Tranzicioni, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin libian dhe është përqendruar në ambientet e ambasadës”, është shprehur Valero.

Para gjashtë muajsh, Franca e kishte mbyllur ambasadën në Tripoli pas konfliktit. Zëdhënësi i ministrit të jashtëm francez, deklaroi se ambasada është hapur ditën e sotme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›