Tomas Hendrik Ilves rizgjidhet udhëheqës i Estonisë

Presidenti estonez Tomas Hendrik Ilves, është rizgjedhur udhëheqës vendi edhe për një mandat të dytë pesë vjeçar nga parlamenti. 57-vjeçari fitoi 73 vota në krahasim me kundërkandidatin e tij Indrek Tarand, i cili mori vetëm 25 vota.
Presidenti i Estonisë është një figurë ceremoniale, por mund të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të reja.