E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, jo lëndë fetare në shkolla

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ligjin për arsimin para-unviersitar, por pa amandametin e propozuar nga Koalicioni për Kosovë të Re, në të cilën parashikohej mësimbesimi dhe lejimin i shamive nëpër institucionet shkollore.

Për këtë amadament u zhvilluar një debat i gjatë në Kuvend, por në fund deputetët me shumicë votash rrëzuan këtë propozim, duke votuar në favor të propozimit nga Komisioni Funksional i Kuvendit të Kosovës.
 

Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka thënë se Kuvendi është organi që merr përfundimisht vendimet, dhe beson se me këtë do të mbyllet debati për këtë temë. Ndryshe çështja e futjes së mësibësimit në shkolla, është duke u debatuar që një kohë në vend. Madje kalimi i këtij amadementit është thënë se do të lëkund edhe koalicionin, pasi deputetët e Partisë së Drejtësisë që e kishin bërë këtë propozim kanë kërcënuar se nëse nuk miratohet do të largohen nga koalicionin qeverisë, por siç kanë thënë ata do të mbesin vetëm deputetë të Partisë së Drejtësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›