Franca shpreson në kompromis për Iranin
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kuschner deklaroi sot se Franca beson se Këshilli i Sigurimit në OKB do arrijë një marrëveshje në lidhje me sanksionet kundër Iranit, para fundit të këtij muaji, megjithëse nuk ka ende siguri për këtë.
"A do të arrihet një marrëveshje para fundit të këtij muaji? Shpresojmë se po, por kjo nuk është ende e sigurt", deklaroi Kuschner për radio ''Europe 1''.
SHBA-ja dhe aleatët e saj presin që gjatë javëve në vijim të hartohet një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën do të vihet në shënjestër Garda Revolucionare e Iranit.
Megjithatë, Kina, Rusia dhe disa vende të tjera kanë shprehur dyshime në mundësinë e ashpërsimit të sanksioneve kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.