E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika për deklaratën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit

Shpërthejnë sërish polemikat e akuzat pasi një prej krerëve të kishës katolike nuk nguroi të deklaronte se homoseksualiteti ka lidhje me pedofilinë. “Ekuacioni homoseksualitet-pedofili, i mbështetur nga kardinali Bertone është fals dhe aspak shkencor” deklarojnë organizata mbrojtëse të të drejtave të njeriut ndërsa nuk rreshtin kritikat e indinjata nga politikanë e përfaqesues të komunitetit homoseksual.

Nga Kili, sekretari i shtetit të Vatikanit është shprehur kështu mbi arsyet që justifikojnë skandalet e pedofilisë në radhët e kishës katolike: “Shumë psikologë e psikiatër kanë treguar se nuk ekziston një lidhje ndërmjet beqarisë dhe pedofilisë. Por shumë të tjerë kanë treguar se ekziston një lidhje ndërmjet homoseksualitetit dhe pedofilisë”.

Dënimi unanim për fjalët e Bertonit mbërriti menjëherë jo vetëm nga organizatat italine por dhe ato ndërkombëtare . Për shoqatën ‘Arcigay’ bëhet fjalë për cinizëm të paskrupullt e fraza që cenojnë dinjitetin e miliona personave në mbarë botën. Skandali më i fundit vjen ndërsa Vatikani ka bërë të ditur qëllimin e papa Benediktit XVI për të takuar viktimat e abuzimeve, larg presioneve mediatike. Reagimi erdhi pas akteve vandale në shtepinë e lindjes së papës në Gjermani e cila pak ditë më parë u mbush me shkrime vulgare.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›