E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca, thirrje opozitës siriane: Krijoni qeveri provizore, do ta njohim si përfaqësuesen legjitime të Sirisë

28-08-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Francës, Francoi Hollond, i ka kërkuar lëvizjes opozitare siriane qe të krijojë një qeveri të përkohshme duke u zotuar se do të zgjerojë njohjen ndërkombëtare pasi të formohet. Deklarata nga presidenti francez, François Holland, ka amplifikuar presionin e Perëndimit ndaj regjimit të presidentit Bashar Al-Assad. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera perëndimore kanë kërkuar dorëheqjen e Assad-it, dhe deri më sot, nuk kanë lënë të kuptojnë në mënyrë kaq të qartë se do të njohin një qeveri të krijuar nga opozita.  "Franca i kërkon opozitës siriane që të formojë një qeveri të përkohshme , si përfaqësuesen legjitime të Sirisë. Franca do ta njohë menjëherë këtë qeveri sa të formohet”, ka nënvizuar Holond. Ndërkohë, duke iu kthyer situatën në terren, raportohet se një helikopter ushtarak sirian u rrëzua në kryeqytetin Damask, ndërsa ka patur njoftime për luftime të ashpra mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në rajon. Televizioni shtetëror sirian njoftoi dje se në Damask është rrëzuar një helikopter, por nuk dha hollësi të mëtejshme. Sipas disa njoftimeve avioni u godit nga forcat rebele, shpërtheu në flakë dhe u rrëzua në tokë. Video amatore që jeni duke parë, tregon një avion të përfshirë nga flakët, duke rënë drejt Tokës dhe duke lënë prapa një shtëllungë tymi. Një zëdhënës i forcave rebele i tha agjencisë franceze të lajmeve se helikopterin e kishin rrëzuar si hakmarrje për “Masakrën e Darajas”. Aktivistët fajësojnë qeverinë për vrasjen e qindra njerëzve gjatë ditëve të fundit në Daraja, në periferi të Damaskut. Qeveria thotë se e kreu sulmin për të shtypur kryengritësit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›