E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllezërit Idrizi, super të kërkuar në Greqi

Gazeta Shqip

Bandat

Leonardi dhe Joni akuzohen për grabitje me dhunë. Gjatë pyetjeve pranojnë vetëm konfliktin me policinë

Mikel Marsi

Dy vëllezërit e Leonard Idrizit, krahut të djathtë të Zani Çaushit në Bandën e Çoles në Vlorë, që ka ndërruar jetë vite me parë, kërkohen për dhjetëra episode të grabitjeve me armë në shtetin grek. Drejtësia helene ka bashkëpunuar me Policinë e Vlorës për identifikimin dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të Leonard (Fatbardh) dhe Joni Idrizit që konsiderohen në Greqi si persona me rrezikshmëri të theksuar kriminale. Ndërkohë, edhe për arrestimin e tyre, policia vlonjate ka bashkëpunuar me policinë greke, pasi një nga vëllezërit, Joni, së bashku me një bashkëpunëtor, ishte drejtuar në rajonin e Igumenicës. Ai është arrestuar në tokën helene nga policia e të dy vendeve. Mësohet se dhjetëra agjentë të Policisë së Vlorës kanë arritur të depërtojnë në tokën greke në ndjekje të keqbërësve. Mësohet se pala greke ka lejuar këtë ndjekje, madje u ka vënë në dispozicion shqiptarëve edhe mjete logjistike, me qëllim që një nga personat më të rrezikshëm në Greqi të arrestohej. Ndërkohë, dy vëllezërit Idrizi janë marrë në pyetje në Shqipëri. Ata kanë pranuar vetëm ngjarjen ku u përplasën me policinë në një karburant, duke mbajtur qëndrime mohuese ndaj episodeve të tjera. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka dhënë detajet e operacionit Sfida 2. Sipas saj, në pranga kanë rënë Leonard dhe Joni Idrizi, si dhe bashkëpunëtorët e tyre Mario Metaj, Armando Likaj, si dhe tre të tjerë me iniciale E.H, M.V, A.D, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Vlorës, të tre këta persona me banim në Vlorë. Ndërkohë, në shtetin grek janë kapur shtetasit B. Arapi dhe V. Mili.

Arrestimi i kapobandave

Policia e Vlorës, pasi ka kryer hetime disamujore, ka arritur të zbardhë aktivitetin kriminal të këtij grupi. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 9 raste, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë vjedhur disa pika karburantesh dhe në një rast një kazino në qytetin e Vlorës. Për arrestimin e personave të kërkuar dhe të shpallur në kërkim, Policia e Vlorës ka organizuar një sërë forcash policore. Natën e arrestimit, Policia e Vlorës ka gjetur vendstrehimin e Leonard (Fatbardh) Idrizit, në lagjen 24 Maji. Dhjetëra forca speciale kanë hyrë në banesën e njërit nga bashkëpunëtorët e tyre, me iniciale A.D, ku rrinte i strehuar Nardi. Operacioni për kapjen e tij është kryer rreth orës 04:00 të mëngjesit. Forcat speciale kanë shqyer portën kryesore të banesës dhe kanë hyrë në dhomën ku flinte kapobanda së bashku me shokun e tij me iniciale A.D.

Masat e policisë

Në momentin e arrestimit, masat që kishte marrë policia e Vlorës, për ndonjë tentativë arratisjeje, ishin të organizuara. Dy snajperë ishin vënë në afërsi të banesës ku ishin strehuar dy të kërkuarit. Sipas policisë, për arrestimin e tyre mendohej se mund të kishte dhe përplasje me armë. Me futjen e forcave speciale në banesë, dy të rinjtë ishin në gjumë dhe momenti i futjes në banesë nuk ka sjellë asnjë lloj reagimi, pasi u neutralizuan në moment. Gjatë kontrollit të banesës, në dhomën ku flinin të rinjtë, është gjetur dhe arma, tip kallashnikov, e cila, pas ekspertizave balistike, rezultoi se me të janë kryer të gjitha grabitjet, ku ka pasur të shtëna. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Vlorës, të rinjtë nuk kanë reaguar dhe nuk kanë shfaqur shenja të agresivitetit.

Bashkëpunimi me Greqinë

Për arrestimin e vëllait tjetër, Joni Idrizit, policia e Vlorës ka ngritur grupet e bashkëpunimit në të gjitha pikat doganore, pasi mendohej se ai mund të tentonte të kalonte kufirin nga mali për në Greqi. Me të marrë sinjalin se dy persona kishin hyrë në territorin grek, në mbështetje dhe të policisë së Greqisë, Joni Idrizi, së bashku me shokun e tij, Mario Metaj, janë arrestuar në brendësi të tokës greke, ku forcat tona speciale janë detyruar të hyjnë në tokën helene për arrestimin e tyre, gjithmonë të mbështetura dhe nga forcat e policisë greke.

Dëshmitë - Pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës, katër të arrestuarit janë futur në dhomat e izolimit dhe janë marrë në pyetje nga prokurorët dhe specialistët e policisë gjyqësore.

Nga provat që iu paraqitën, dy vëllezërit kanë pranuar disa grabitje me armë. Gjatë marrjes në pyetje, Prokuroria e Vlorës, për mbrojtjen e tyre, ka caktuar një avokat kryesisht.

Grabitjet - Grupi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur në 9 raste pika karburantesh dhe kazino në qytetin e Vlorës

Dëshmitë - Nga provat që policia u paraqiti të arrestuarve, ata kanë pranuar pa hezitim përplasjen me armë te karburanti

Hetimet

Të arrestuarit, lidhja me Bandën e Çoles së Zanit

Burimet nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se dy vëllezërit Idrizi kanë pasur një vëlla, i cili ka qenë në Bandën e Çoles, atë të Zani Çaushit, dhe që është vrarë në përpjekje me bandat kundërshtare po në Vlorë. Vëllai i tyre, që ka qenë pjesë e bandave të Vlorës, quhej Leonard Idrizi. Pas vrasjes së tij rreth viteve 97-98, një nga vëllezërit e tij ka ndërruar emrin, duke vënë emrin e vëllait të vrarë. Pra, Leonard Idrizi, i cili është arrestuar ditën e djeshme, ka ndërruar emrin nga Fatbardh në Leonard. Po ashtu, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, të dyshuarit, para disa vitesh, kanë pasur edhe kontakte telefonike me persona që janë në burg përjetë. Bëhet fjalë për vitet 2002 deri në vitet 2005, dhe më pas të arrestuarit e djeshëm kanë dalë të pavarur nga shefat e tyre.

Arrestimi

Grabitësit u tradhtuan nga një kamera sigurie

Policia e Vlorës pohon se grabitësit janë identifikuar nga kamerat e sigurisë së një subjekti privat. Ata janë tradhtuar në momentin e largimit nga vendngjarja, pasi kishin qëlluar policinë dhe rrugës kanë hequr kapuçat nga koka, që i mbanin gjatë gjithë kohës së grabitjes dhe në momentin që kanë kaluar përballë një biznesi me kamera sigurie, çdo gjë është fokusuar nga këto kamera. Kjo ka qenë një nga faktorët ku Policia e Vlorës ka sjellë edhe fotot e tyre. Momenti i grabitjes së një automjeti gjatë largimit, pasi kanë dalë nga rrugicat, si dhe debatet që kanë bërë me pronarin e mjetit, kanë shërbyer për identifikimin e autorëve, pasi pronari i automjetit i ka njohur në fotot e vëna në dispozicion të dhjetë personave të dyshuar. Ai e ka vënë gishtin mbi foton e Leonardit (Fatbardhit) dhe kjo është një provë e rëndësishme e policisë.

Ndërkohë, natën e grabitjes së karburantit, sipas policisë, dy vëllezërit Idrizi kishin skeduar 17 objekte për grabitje dhe sipas policisë ata i kryenin këto grabitje nën kërcënimin e armës dhe atë natë, pasi kanë kontrolluar të gjitha këto subjekte, janë ndalur te karburanti. Pasi kanë hasur me policinë, kanë drejtuar armën kallashnikov dhe kanë shtirë në drejtim të tyre pa paralajmërim. Gjetja dhe identifikimi i tyre ka qenë më se i pamundur nga Policia e Vlorës, për shkak të mosnjohjes, si dhe shenjat e gishtave të tyre kanë qenë të panjohura.

Dosja

Kreu disa vrasje, ndër to edhe të dajës së tij. U akuzua edhe për përdhunim

Krimet e Leonard Idrizit në 97-n, krahut të djathtë të Zani Çaushit

Një nga personat më

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›